
Në Mal të Zi është protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga Dritan Abazoviç, raporton Gazeta10.
Qytetarët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, refuzimin e projektit “Open Ballkan”, si dhe të ligjit që kufizon pushtetin e presidentit në Mal të Zi.
Një nga protestuesit atje ka thënë se shpreson që njerëzit të ndërgjegjësohen për ta tejkaluar këtë krizë.
“Shpresoj që njerëzit të ndërgjegjësohen për të tejkaluar këtë krizë dhe që të kemi një qeveri normale që punon për interesin e Malit të Zi dhe popullit, Kishës së Malit të Zi dhe gjuhës sonë”, thotë Vasko Jablan, një nga protestuesit.
Më tej, një tjetër protestues ka thënë se ndryshimi i Qeverisë nuk ka sjellur asgjë të mirë.
“Është e vërtetë që ishte hera e parë që ne ndërruam qeverinë pas disa dekadave, por ky ndryshim nuk na solli asgjë të mirë”, shton një tjetër, Marko Buric, ka thënë për A2.
Tutje, një tjetër protestues ka thënë se ka dalur aty për të mbështetur një Mal të Zi multetnik.
“Dola për të mbështetur një Mal të Zi të civilizuar, multietnik dhe antifashist. Dola për të rinjtë dhe gjeneratat e reja dhe për t’i thënë Europës: Ne jemi këtu!”, thotë Tinka Djuranovic, një tjetër protestuese. / Gazeta10