10 LIVE

70-vjeçari dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, në polici u dorëzua 2 orë e gjysmë më vonë

Gazeta10
26 Nëntor 2022 - 9:31

Policia e Kosovës ka dalë me raport për vrasjen e rëndë që u krye në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, ku u vra një 63-vjeçare. I dyshuar për vrasje është bashkëshorti i saj, 70-vjeçari Izet Godeni.

Sipas raportit të Policisë, vrasja dyshohet se është kryer rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40, raporton Gazeta10.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.