73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguar se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.