10 LIVE

85-vjeçari që jeton i vetëm e në kushte të rënda

Gazeta10
13 Shkurt 2024 - 20:15

Jeton i vetëm brenda katër mureve, por edhe atyre më nuk u zihet besë.

I rrudhur e i lodhur nga pleqëria, me sytë e tij pa tavanin të bie, derisa edhe muret e tjera të shtëpisë së vjetër, më nuk garantojnë qëndrueshmëri.

Idriz Muçolli nga Pokleku i Drenasit në moshën 85-vjeçare jeton i vetëm dhe në kushte të mjerueshme, raporton Kanal 10.

Ai thotë se mezi arriti të dalë jashtë e të shpëtoi nga më e keqja.

E jetesa për të brenda këtyre mureve po bëhet më e vështirë dita e ditës.

85-vjeçari thotë se jetesën në këtë shtëpi e pa kushte e bënë më të vështirë vetmia, derisa derën ia hap vetëm djali i vëllait.  

Nipi i tij, Xhemshir Muçolli ndan me të edhe bukën, derisa kërkon nga institucionet që t’i bëhet një zgjidhje pasi që kujdesi për të është i vështirë, veçanërisht shtëpia që rrezikon të shembet.

Për rastin e 85 vjeçarit, Kanal 10 ka drejtuar pyetje edhe në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Drenasit, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Kosovë, persona e familje të ndryshme vazhdojnë të jetojnë në kushte ekstreme të jetës, derisa kërkohet kujdes institucional për këta persona dhe këto kategori. /KANAL10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.