Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zafir Berisha shkel në shtëpinë e Hashim Thaçit, pas shumë vitesh inatesh politike

Gazeta10
12 Mars 2023 - 21:03

Pas shumë vitesh inate politike me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-deputeti i NISMA-së Zafir Berisha ka vizituar sot babain e tij bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë të zonës së Prizrenit.

Berisha ka shkruar në Facebook se jemi një pavarësisht bindjeve politike kur është në pyetje Kosova, transmeton Gazeta10.

“Në shej respekti, por edhe solidarizime me bashkëluftetarët që po mbahet të burgosur padrejtësish, ne odën Hashim Haxhi Thaqi e dhuruam një flamur të Brigadës 125 Z.O.P.”, ka shkruar Berisha.

Ish-presidenti Thaçi bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, nga Dhomat e Specializuara.

Postimi i plotë:

Sot, me bashkëluftëtar nga Vërrini i Prizrenit vizituam familjen e ish dretorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së z. Hashimi Thaqi, i cili bashkë me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe të tjerë po e bëjn betejën e fundit kundër Serbisë në një mostrum politik në Hagë, i cili është sponzorizuar nga Serbia dhe argatët e tyre në Kosovë!

Duke faliminderuar të zotin e konakut Haxhi Thaqin për pritje, e siguruam se luftetarët e UÇK-së në Hagë nuk janë vetën, sepse me ta është e gjithë Kosova, të binduar se ata përfaqësojn themelet e shtetit të Kosovës.

Në shej respekti, por edhe solidarizime me bashkëluftetarët që po mbahet të burgosur padrejtësish, ne odën Hashim Haxhi Thaqi e dhuruam një flamur të Brigadës 125 Z.O.P.

Ne edhe mund te kemi mendime të ndryshme në politikën ditore, por kur është një pytje Kosova, jemi një si në kohët e vështira për atdheun!

Zafa

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.