
Kryekisha Ortodokse Shqiptare apo siç njihet Kisha e Fan S. Nolit në Boston, prej dy ditësh ka ekspozuar brenda hapësirave te saj, aty ku Noli predikonte besimin, një koleksion të çmuar të librave të vjetër për heroin kombëtar, Skenderbeun.
Lajmi e dha në rrjetet sociale gazetari Flamur Vezaj.
“Gjergj Kastrioti Skenderbeu! Në këtë ekspozitë të vecantë, u ekspozuan 37 tituj të vjetër, të ruajtura me fanatizëm nga koleksionistja angleze Patricia Nugee! Këto libra, që flasin për historinë e Skenderbeut, janë të shkruara në 12 gjuhë të ndryshme e që datojnë mes viteve 1510 deri 1800!” ka shkruar ai.
Në mesin këtij thesari të ruajtur nga koleksionistja private Nugee u ekspozua edhe fjalori i parë shqiptar i shkruar nga Frang Bardhi dhe i botuar në Romë me 1635!
“Në fjalën e saj, mes tjerash, znj.Nugee tha se ardhmja e këtij koleksioni të çmuar do të perfundojë në shtëpinë e Skenderbeut, sic e quajti ajo, Muzeun e Krujes në Shqipëri” shkroi Vezaj. /Gazeta10