Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Sanduloviç s’po lejohet të kthehet te familja e tij, u kërcënua edhe me eliminim fizik

Gazeta10
13 March 2023 - 18:28

Faton Kurti kryetar i Partisë Republikane në Kosovë ka shprehur shqetësime për jetën e kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nika Sanduloviç, i cili sipas tij nuk po lejohet të kthehet në familjen e tij, por që po vazhdon të mbahet ende në pikën kufitare të Serbisë.

Kurti tha në Info10 në Kanal10 se prezenca e Sanduloviçit në mediat e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij.

Këto kërcënime sipas Kurtit, vijnë pas bindjeve politike që Sanduloviçiq ka për pavërësinë e Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Kryetari i partisë republikane ka pasur kërcënime të jashtëzakonshme edhe të shpeshta vetëm pse e pranon realitetin. Prezenca e tij nëpër mediat e Kosovës, rrezikon jetën e z.Sandolloviq. Për momentin ai ende gjendet në kufi dhe si lejohet të kthehet në shtëpinë e tij. Kërcënime për jetën. Eleminimin e tij fizik dhe të familjes së tij. Flitet që edhe Vuçiqi do të tërhiqet dhe Dodik do të bëhet president i ardhshëm i Serbisë. Kjo do të ishte katastrofale.”, tha Kurti në Info10.

Ndërsa ka komentuar takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq më 18 mars në Ohër në kuadër të procesit të dialogut, Kurti tha se SHBA-të do të duhej të ishin më agresiv karshi politikave të presidentit serb.

@Ky takim do t’i jap kohë Vuçiqit të luaj me lojën e tij e me të cilën vepron që shumë kohë. Jam mëse i bindur që Vuçiqi s’do ta nënshkruaj një marrëveshje ku në thelbë është njohja reciproke. Bisedat mund të vazhdojnë, por realizimi i qëllimit tonë është gati i pamundshëm me Vuçiqin. Në Serbi duhet të ndryshojë situata politike. Mendoj që amerikanët duhet të jenë më shumë agresiv me ta, ashtu siç bëjnë republikanët. Vuçiqi ka një qeverisje dikatoriale.”, shti Kurti në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.