Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abrashi: Nëse s’ka marrëveshje në Ohër, priten sanksione për palën kundërshtuese

Gazeta10
13 March 2023 - 18:52

Në rast të dështimit të marrëvshjes mes krerëve, Kurti – Vuçiq në kuadër të takimit të Ohrit më 18 mars, do të pasojnë edhe sanksionet ndaj tyre.

Ka deklaruar kështu, njohësi i çështjeve politike, Emir Abrashi në Info10 në Kanal10.

Ndërsa ka folur për procesin e dialogut, Abrashi tha se zyrtarë të BE-së po i shmangen temave të reja të dialogut mes dy vendeve, me qëllim që të arrihet sa më shpejt një marrëvshje finale, shkruan Gazeta10.

““Marrëveshja finale me Serbinë, nuk është akoma një opsion. Ajo që pritet të ndodhë më 18 mars është një takim mes dy palëve dhe këtu të arrihet një marrëvshje me planin evropian në qendër. Ky plan s’parasheh njohjen mes dyja vendeve, por bën normalizimin e raporteve. Pala kosvare duhet të jetë e përgatitur dhe serioze. BE-ja po mundohet që me çdo formë t’i shmanget temave të reja në mënyrë që më 18 mars  të ketë një marrëvshje.”, tha tutje Abrashi në Info10.

Abrashi shtoi se plani franko-gjerman parasheh vetëm normalizim të raporteve mes dy vendeve, por jo edhe njohje në qendër/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.