
Prishtina është mbushur me mbeturina gjithandej, kjo për shkak të protestës së punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi” të cilët po kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira të punës.
Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Organizata “Let’s Do It Kosova” e cila ka dalë në mbështetje të protestës së këtyre punëtorëve.
Drejtori i kësaj organizate, Luan Hasanaj, në një prononcim për Gazeta 10, ka deklaruar që kjo situatë është e pa pranueshme dhe fajtor të vetëm janë institucionet përgjegjëse.
Hasanaj tutje ka propozuar që të gjitha këto mbeturina që po kundërmojnë në lagjet e Prishtinës të grumbullohen e të dërgohen para institucioneve në shenjë proteste për reagimin e tyre.
Nga kompania “Pastrimi” kanë thënë se derisa t’iu ofrohet një kontratë nga ana e komunës për rritjen e pagave nuk do të fillojnë punën. /Gazeta10/