Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Vetëvendosje pritet të mbetet edhe pa një deputet

Gazeta10
14 March 2023 - 14:46

Pas largimit të Haki Abazi nga VV-ja , Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes mund të mbetet pa një tjetër deputet.

Deputeti i Grupi Parlamentar të Vetëvendosjesë, Fatmir Humolli ka thënë se javën tjetër do të dal me një vendim.

Humolli në një prononcim për IndeksOnline është shprehur se plani i tij është që të largohet nga Grupi Parlamentar, megjithatë ka thënë se vetëm një marrëveshje me Kurtin do të mund t’ia ndryshonte vendimin.

“Ashtu siç kam deklaruar se pasi qeveria t’i bëj dy vite unë do të largohem nga Grupi. Mendjen mund të ma ndryshoj vetëm nëse ka një marrëveshje, e cila duhet të jetë publike”, ka thënë Humolli.

Më tutje, ai ka theksuar se nuk ka pasur përpjekje për të  ndryshuar ndonjë gjë.

“S’kam kërku sepse duhet mu pa gatishmëria për ndryshim. Ata nuk kanë gatishmëri. Nuk kanë koncept politik, më shumë sillen si shoqëri civile se sa udhëheqës të shteti”, ka shtuar Humolli.

Ai është shprehur se Qeveria nuk po realizon premtimet që ka dhënë.

“I vetmi ndryshim është ndërrimi i klasës politike, rrotacion politik që ka pas nevojë Kosova. Ai është realizuar, ndërsa pjesën tjetër nuk ka arrit me kthy shpresën e popullit“, ka shtuar deputeti Humolli.

Gjithashtu pak ditë më parë nga Grupi Parlamentar i VV-së është larguar deputeti Haki Abazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.