
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është bërë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës.
Rama, ka thënë se ndërtimi do të fillojë këtë vit dhe se është ndarë parcela në Prishtinën e re dhe rreth 1.3 milionë euro buxhet, duke treguar se Spitali do të ketë tri departamente kryesore.
“Spitali i Prishtinës po vjen! Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit! Për Spitalin janë ndarë: 1. Parcela në Prishtinën e Re 2. Buxhet prej 1.3 milionë EUR. Do të ketë rreth 200 shtretër, me këto departamente kryesore: 1. Kirurgjia 2. Internistika 3. Gjinekologjia dhe pediatria.”, ka shkruar ai.
Rama ka falendëruar partnerët për punën e bërë për krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë kushtet e qytetarëve të Prishtinës./Gazeta10