
Profesori universitar, Abit Hoxha ka folur rreth pritshmërive të takimit të 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi.
Hoxha në “Info10” ka thënë se ‘patatja e nxehtë’ e këtij takimi do të jetë Asociacioni, shkruan Gazeta10.
“Nëse do të fillojmë prej pikave ma të vështira, njëra prej pikave më të vështira do të jetë zbatimi i idesë për Asociacionin në veriun e Kosovës. Kjo do të jetë pika më e nxehtë e gjithë marrëveshjes. Pjesët e tjera të vështira të marrëveshjes që janë negociuar më herët në dialog, nuk janë pjesë e këtij plani siç është psh njohja reciproke ose çështje tjera. Pika tjera që Kosova e Serbia kanë bashkëpunim të institucionalizuar si psh menaxhimi i kufijve, janë më teknike. Çështja kryesore, patatja e nxehtë këtu është Asociacioni.”, ka thënë Hoxha.
Tutje, Hoxha ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit së fundi ku ka thënë se Kurti ka dy mesazhe për dy audienca të ndryshme, ku disa nga narracionet kanë qëllim informimin apo tragët audiencën serbe, ndërsa dekonstruktimi i kësaj marrëveshje në kontekstin e Asociacionit kanë për qëllim audiencën shqiptare./Gazeta10