Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Baraliu kritikon bashkësinë ndërkombëtare: Serbia po favorizohet, kushtet e tyre po bëhen standard

Gazeta10
16 March 2023 - 18:10

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se si ndërmjetësuese e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, deri më tani ka favorizuar vetëm kërkesat e palës serbe, e jo edhe asaj kosovare.

Madje sipas Baraliut, kushtet dhe prioritetet që Serbia po i vë në këtë proces po bëhen standard i kërkesave, imponimit e presionit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës në procesin e dialogut, shkruan Gazeta10.

“Kushdo që vjen në pushtet, thejsht jashtë kornizave të një mobiliteti konsensual dhe një komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetarë, struktura akademike, shoqëri civile e opozitë. Ky proces nuk është duke patur seriozitetin e duhur nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare sepse nuk mund të vazhdohet me injorimin e kërkesave të Kosovës e me favorizimin e Serbisë. Me këso politika të favorizimeve dhe lënjes pasdore të kërkesave të shqiptarëve, në këtë proces nuk mund të shkohet përpara, dhe kam frikë që nuk do të ketë ndonjë sukses të vouar”, tha tutje Baraliu në Info10 në Kanal10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.