
Ka nisur takimi i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Siç ka raportuar gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu takimi po zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovienier.
Gazetarja Aliu tha se në rezidencën e ambsadorit amerikan, Jeffry Hovenier kanë arritur, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së Memli Krasniqi, si dhe Ardian Gjini nga AAK-ja.
Vizita e Escobar në Kosovë vjen dy ditë para takimit të radhës Kurti-Vuçiq që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Para nisjes në Kosovë, Escobar ka zhvilluar takime në Serbi në përpjekje për të bindur palën serbe për të pranuar planin evropian. / Gazeta10/