Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kanal10 nis transmetimin special nga Ohri, Kushtrim Sadiku tregon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

Gazeta10
16 March 2023 - 21:09

Takimi i 18 marsit në Ohër, ka ngjallur kurreshtjen e spektrit vendor e ndërkombëtar se pse pikërisht ky lokacion u zgjodh që të mbahen takimet mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi.

Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku i cili ndodhet saktësisht në vendin ku pritet të mbahet takimi tha se lokacioni është në afërsi të Shën Naumit dhe është pikërisht vendi ku mbreti Zogu kishte nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme.

“Në vendin ku e kam në sfond, është vendi ku do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Jemi në afërsi të Shën Naumit dhe të gjithë e kujtojmë Shën Naumin jo për pamjen piktoreske por edhe rëndësisnë historike që e ka, nëse i referohemi marrëveshjes së dikurshme të Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiqit, por kjo nuk ndërlidhet asgjë sa i përket dakordimit mes Kosovës e Serbisë.”, ka thënë autori i emisionit “Politiko”.

Tutje, gazetari Sadiku ka folur edhe rreth historikut të Ohrit, duke lënë për të nënkuptuar se përse ky vend edhe u zgjodh për pikë takim mes Kosovës e Serbisë, sepse është vend i negociatave, shkruan Gazeta10.

“Jemi në Ohër, Ohrin që ka gjetur shumë marrëveshje, Ohrin që ka ditur të bashkojë kombe e shtete, e të jep shumë çka pozitive në kuadër të bashkërendimit të komuniteteve në Ballkan. E kujtojmë Ohrin e 13 gushtit 2001 të marrëveshjes kornizë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonaseve për sa i përket rregullimit kushtetues dhe dinjiteti të shqiptarëve të Maqedonisë. Së fundi e kujtojmë edhe Ohrin e zhbllokimit të raporteve të ngrira mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtu gjithçka ka ndodhur dhe këtu janë zhvilluar negociatat.”, deklaroi ai.

Tutje, Sadiku ka folur edhe për agjendën e takimit ku ka thënë se nuk pritet se do të ketë formalizim të marrëveshjes me nënshkrim, sepse një gjë e tillë është raportuar se në rast se ndodh do të bëhet në Paris.

“Takimi do të zhvillohet dhe ndërmjetësohet nga BE-ja pa dyshim si sponzorizues lehtësues i dialogut, por prezenca amerikane do të jetë e pa shmangshme sepse në Ohër do të qëndroj edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar i cili edhe sapo e ka përmbyllur në Prishtinë takimin me subjektet opozitare. Në Ohër do të jetë, Miroslav Lajçak, por mbetët pikëpyetje ende se a do të jetë Joseph Borrell. Fillimisht do të ketë takime të ndara me përfaqësuesit evropian, pastaj takim të përbashkët. Por ajo çfarë është qartësuar është se s’do të ketë formalizim, nënshkrim nga të dyja palët. Përderisa për një gjë të tillë është raportuar në vazhdimësi se mund  të ndodh në Berlin apo Paris, dhe se Parisi mund të jetë një mundësi më e madhe.”, ka thënë gazetari Sadiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.