Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Protestat e dhunshme në Francë, arrestohen mbi 300 demonstrues

Gazeta10
17 March 2023 - 17:25

Të paktën 310 demonstrues janë arrestuar në Francë, pas protestave të dhunshme për zbatimin e reformave të pensioneve të miratuar nga qeveria.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, tha se shumica e arrestimeve të bërë ditën e djeshme ishin 258 në Paris. Qeveria franceze miratoi dje planin për të rritur moshën e daljes në pension, nga 62 vjeç në 64 vjeç, vendim që shkaktoi trazira dhe protesta në të gjithë Francën.

Protestuesit bllokuan për pak kohë disa akse rrugore në Paris mëngjesin e sotëm, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve, duke shkaktuar vonesa të gjata në udhëtimet, raporton BalkanWeb.

Dhe greva e punëtorëve të plehrave që ka lënë shumë rrugë në Paris plot me thasë plehrash po vazhdon. Ministri i Brendshëm Darmanin tha se do të urdhërojë policinë që të detyrojë disa prej tyre të punojnë.

Protestat masive janë mbajtur rregullisht në të gjithë Francën që nga mesi i janarit, ku miliona njerëz dolën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë. Grevat masive kanë goditur transportin dhe arsimin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.