Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Vuçiq është distancuar nga Rusia, me marrëveshje fiton infuzion të madh financiar

Gazeta10
17 March 2023 - 21:59

Analisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, që po mbahet live nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, para gazetarit Kushtrim Sadiku ka deklaruar se Vuçiq është në pozitë më të favorshme sepse sipas tij deshi dikush apo nuk deshi Kosova për Serbinë është e humbur që nga qershori i vitit 1999, ajo është shtet i pavarur por që Serbia ka operuar me sensin që mund të përfitoje duke qëndruar në dy karrike. Ajo i ka orët ose minutat  e numëruara dhe ajo tani duhet të mbajë anë, kah Rusia apo kah perëndimi.

“Vuçiq është me perëndimin dhe ai don që të nxjerrë më së shumti nga kjo situatë, e këto janë përparimi në integrimin evropian dhe infuzion të madh financiar. Marrëveshja është e mundshme por problemi qëndron te plani i zbatimit, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.