
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar që sot ka marrë prao mesazh kërcënues, disa ditë pas vënies flake të garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.
Ai mesazhin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.
“Mos ha m.., është mesazhi që ka marrë ai.
Në kuadër të veprimeve hetimore për djegien e garazhit të shpëpisë së gazetarit, Policia ka marrë dëshminë e Selimit, i cili dyshon që zjarri që sipas tij u vu qëllimshëm, ka të bëjë me punën e tij në RTK.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen personat e dyshuar.