
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vullin, ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton Gazeta10.
Vullin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore me rusët.
“Vulin theksoi se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore me rusët dhe se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.
Vullin ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. / Gazeta10