
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën e kësaj jave në mbledhjen e kabinetit qeveritar pritet të flas për takimin e 18 shkurtit në Bruksel, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta10.
Lajmin për Kanal10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, tha Kryeziu për Kanal10.
Ndërkohë, të martën po ashtu është konfirmuar edhe vizita e radhës në Prishtinë, e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Gazeta10