Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Ferizaji është ekipi më në formë në stinorin pranveror në Superligë

Gazeta10
19 March 2023 - 23:40

Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për rezultatet e kësaj fundjave në Superligën e Kosovës, Muhamet Dragusha ka thënë se Ferizaj është ekipi më në formë këtë gjysmëstinor.

“Ferizaj është ekipi më në formë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, duke qenë skuadër e fortë si vendas edhe ndaj skuadrave të mëdha.”, tha Dragusha.

Tutje, ai shtoi duke thënë se besimi i klubit ndaj trajnerit Andrej Panadic iu shpërblye duke dalë nga zona e rrezikshme.

“Klubi ka bërë mirë që i ka besuar trajnerit kroat, Panadic, besim që iu shpërblye më tutje me rezultate të mira e dalje nga zona e rrezikshme.”, përfundoi Dragusha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.