
Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit, Muhamet Dragusha ka thënë se loja e Dritës nuk ka ndryshuar, edhe pas ndryshimi të trajnerit.
“Nuk po shoh ndonjë ndryshim mes trajnerëve të fundit të Dritës, Thaqit dhe Nuhiut, të dy pak a shumë kanë një filozofi të lojës të njejtë.”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se skuadra e Dritës është skuadër që deri në fund pritet të luftojë për titullin kampion.
“Skuadra e Dritës, e drejtuar nga Arsim Thaqi në pranverë është padyshim një nga klubet që der në fund do të luftojë për titullin kampion në Albi Mall Superligë.”, përfundoi ai.