Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në ditën botërore të punës sociale përmend si arritje shtesat simbolike për fëmijë

Gazeta10
21 March 2023 - 10:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën botërore të punës sociale, në konferencën “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale” të organizuar nga Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Dega e Punës Sociale e Universitetit të Prishtinës, ka deklaruar se punonjësit social i shërbejnë vendit për të përparuar në aspektin social, raporton Gazeta10.

Sipas tij Qeveria e ka prioritet mbrojtjen sociale të qytetarëve duke bërë reforma në qendrat për punës sociale dhe profilizim të stafit.

“Nga fillimi i këtij mandati kemi ndermarrë një serë masash që ndihmojnë grupet e cenueshmë të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve dhe fillimi zbatimit të programit për shtesat për lehona e fëmijë”, ka deklaruar Kryeministri Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.