Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Gazeta10
22 March 2023 - 23:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë.

Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë.

Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.