Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kolegji UBT dhe “EON Reality” startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale

Gazeta10
23 March 2023 - 20:05

Raporti: Arbenita Ilazi / KANAL10

Kolegji UBT në bashkëpunim me EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale. Ky bashkëpunim është vlerësuar se do të jetë edhe promovim i Kosovës në ShBA. Rektori i kolegjit ka bërë me dije se projekti tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit.

Kolegji UBT në bashkëpunim me gjigantin e teknologjisë për inteligjencën artificiale, kanë sjellë në Kosovë investimin më të madh në fushën e shkencës dhe arsimit.

UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale, projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit.

Në një konferencë për media, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se investimet në teknologji si kjo me inteligjencën artificiale janë mëse të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe studentët për një të ardhme e cila dita-ditës është në ndryshim e sipër.

Në këtë konferencë është thënë se përmes kësaj teknologjie UBT do t’i ndihmojë studentët e tij të studiojnë më me efikasitet dhe të ruajnë informacionin më gjatë me përmbajtje të udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale.

Poashtu në të njëjtën kohë kjo do t’i ndihmojë edhe profesorët të krijojnë mësimet dhe kurset e tyre me shumë më pak kohë dhe përpjekje.

Partneriteti i EON Reality me UBT-në do t’u sigurojë studentëve dhe programeve qasje në këto zgjidhje të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale. Poashtu u mundëson atyre të ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse që ta shtyjnë fushën e arsimit përpara në çdo nivel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.