Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: Uroj që Zelensky të mos ketë fatin e Thaçit, po gjykohet që luftoi për vendin e tij

Gazeta10
24 Mars 2023 - 11:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Londër, ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”.

Rama, gjatë këtij bashkëbisedimi, u pyet për fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t, teksa pati një urim për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të cilin e lidhi me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama uroi që Zelensky të mos përfundojë në burg njësoj si Thaçi, raporton Gazeta10.

“Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelën rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti evropian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse. Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin e Evropës. Ky raport është turp për komunitetin evropian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Evropës”.

“Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë… Sllobodan Millosheviqi u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde”, tha Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.