
Më shumë se 1 milion francezë dolën në rrugë për të kundërshtuar reformën që parashikon rritje graduale të moshës së pensionit në 64 vjeç, raporton Gazeta10.
Të enjten u mbajtën protesta në të gjithë Francën, të thirrura nga sindikatat kundër reformës, e cila përfshin rritjen e moshës së pensionit me dy vjet, nga 62 në 64.
Protestuesit kërkuan që qeveria të heq dorë nga reforma, e cila u miratua pa votim në Parlament. Tensionet mes policisë dhe protestuesve shpërthyen në Dijon, Rennes dhe Rouen.
Në protestën e autorizuar nga policia në Paris, shpërtheu një përleshje mes policisë dhe demonstruesve. Disa nga protestuesit i vunë zjarrin mbeturinave dhe koshave të plehrave në rrugët e kryeqytetit dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.
Kundërshtarët e reformës i vunë flakën portës së Bashkisë në qytetin Bordo.
Franca është përballur me protesta të vazhdueshme që nga 16 marsi, kur presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të thirren në autorizimet kushtetuese për miratimin e ligjit për reformën e pensioneve pa pëlqimin e Parlamentit.
Gjatë këtyre protestave ka pasur dhunë dhe vandalizëm ndërsa qindra persona janë arrestuar gjatë fundjavës dhe ditëve të mëparshme./Gazeta10
