
Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky të cilin në Gjykatën Kushtetuese e kishin dërguar dy partitë opozitare PDK dhe LDK, në korrik të vitit të kaluar.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një reagimi në Facebook pas këtij vendimi e ka cituar kryeministrin Albin Kurti, kur thoshte se ”Ai që e shkel Ligjin është kriminel kurse ai që shkel Kushtetutën është superkriminel”.
“Sot është një kabinet qeveritar me plotë të tillë”, ka thënë deputetja Bajrami. /Gazeta10/