
Gjatë diskutimit për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit te Kosovës, Faruk Statovci tha se shpreson që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë.
“Jam i bindur që kjo situatë do të zgjidhet në të mirë të kryetarit Agim Ademi. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejtë.”, tha Statovci.
Tutje, ai tha se është e dëmshme për futbollin kosovar kur nuk ka zot shtëpie.
“Momentin që nuk është kryetari është diqka e dëmshme. Ku nuk ka zot shtëpie bëhet hallakamë.”, përfundoi Statovci.