Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Juliana komenton për herë të parë deklaratat e Noizyt

Gazeta10
27 March 2023 - 10:27

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura për herë të parë pas daljes së saj ka folur lidhur me marrëdhënien me reperin e njohur shqiptar, Noizy.

Juliana në një intervistë të dhënë për “Prive” u pyet për deklaratën që kishte dhënë këngëtari se emri i tij po përdorej për vëmendje e lojë, ajo u shpreh se nuk ndihet e habitur, duke shtuar që të gjithë i kanë parë bashkë dhe ato që ka thënë ajo janë të vërteta.

“Nuk u befasova sepse tek e fundit çdo njeri i ka ndërgjegjen e vet, e vërteta është se publiku na ka pa bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët edhe krejt ky Big Brother ja ka fillu prej qasaj teme se ku jemi taku me Stresin dhe e din edhe personi në fjalë (Noizy)”, ka thënë Juli.

Më pas ajo shtoi se nuk është zhgënjyer nga reperi, shkruan Gazeta10.

“Jeta më ka mësuar të mos zhgënjehem”, shtoj ajo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.