
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se sot vazhduar aksionin ndaj transportueseve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet, shkruan Gazeta10.
Në njoftimin e tyre thuhet se se aksionin janë duke e bërë në dy pika, në qendër të kryeqyteti dhe në Dardani, duke thënë se po ua ndalon hyrjen dhe parkimin ilegal.
“Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet. Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky aksion sipas tyre ka për qëllim evitimin e tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje./Gazeta10