Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Firma e re, veshmbathjet e vjetra: Xhaketat e stafit të Kombëtares mbulohen me stiker!

Gazeta10
29 March 2023 - 11:31

“Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re”. Kështu titullohej një njoftim i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) më 23 mars kur u zyrtarizuar marrëveshja trevjeçare në mes FFK-së dhe partnerin e ri të veshmbathjeve, “Errea”.

Madje, kësaj marrëveshje me këtë brend italian shtëpia e futbollit ia kishte bërë edhe një promovim në rrjetet të madh sociale dhe uebfaqen zyrtare të saj para dy sfidave të para kualifikuese për “Euro 2024” që Kosova i luajti baras 1:1 me Izraelin dhe Andorrën.

Por megjithëkëtë, ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre dy ndeshjeve ka qenë laramania me dy palë veshje të ndryshme te ekipi kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Është vërejtur mungesa e theksuar e veshmbathjeve të brendit “Errea” sa që disa nga “Dardanët” janë paraqitur përpos stërvitjeve edhe në ndeshje me veshmbathje të brendit tjetër “Fourteen”, tashmë ish partnerin zviceran të FFK-së.

Por, FFK ishte përkujdesur që t’i mbulojë me stiker emrin e brendit “Fourteen”, raporton Gazeta Express. Thuajse i gjithë stafi teknik i Kombëtares, përfshirë përzgjedhësin Alain Giresse, mbrëmë kishin të veshura xhaketa me stiker të vendosur mbi firmën “Fourteen”.

“Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve”, thuhej në njoftimin e FFK-së pas marrëveshjes me “Errea”.

Ky brend nuk ka marrëveshje me Kombëtare aq të njohura në futbollin evropian. “Errea” është partner, përpos i Kosovës, edhe i Andorrës, Bjellorusisë, Qipros, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnit, Luksemburgut, Maltës, San Marinos dhe Kazakistani.

Të kujtojmë se të gjitha shtetet evropiane i kushtojnë rëndësi tejet të madhe veshmbathjes pasi ajo konsiderohet si një pasqyrë e skuadrës dhe e vet shtetit. /GazetaExpress/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.