
Lionel Messi ka arritur shfirën e 100 golave me ekipin kombëtar të Argjentinës.
Messi realizoi “Hat-Trick” në ndeshjen miqësore që Argjentina e luajti kundër Guraçaos dhe tanimë ai numëron 102 gola me “Albicelesten”.
35-vjeçari e arriti shifrën e 100 golave me kombëtaren pas 174 ndeshjeve të zhvilluara.
Sulmuesi i PSG-së debutoi me kombëtaren argjentinase në vitin 2005.
Messi në fund të vitit të kaluar e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës, që ishte i vetmi trofe që mungonte në sirtarin e tij.
Përveç Kupës së Botës, Messi me kombëtaren ka arritur të fitojë edhe Copa American dhe Finalissiman.