Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alija: Për vrasjen e 10 mijë civilëve në Kosovë u dënuan vetëm 72 persona

Gazeta10
30 March 2023 - 18:33

“Gjykimi i krimeve të luftës pa përparim të dukshëm”, është raporti i cili u publiku sot nga Fondi për të Drejtën Humanitare që në ‘’llupë’’ kishte mos efikasitetin e treguar nga institucionet e Kosovës për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka folur Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare i cili ka thënë se që nga përfundimi i luftës, janë dënuar vetëm 72 persona për vrasjen e më shumë se 10 mijë viktimave civile në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Gjykimet e krimet të luftës pa përparim të dukshëm. Vetë titulli tregon që 24 vite pas përfundimit të luftës nuk është bërë mjaftueshëm, në dënimin e personave që kanë bërë krime të luftës në Kosovë. Pra që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nga të gjitha institucionet qoftë ndërkombëtare qoftë vendore, janë dënuar vetëm 72 persona për vrasjen e mbi 10 mijë e më shumë viktimave civile.”, ka thënë ai.

Alija ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022, u ngritën vetëm tre aktakuza për krime lufte në Kosovë.

“Gjatë vitit të kaluar janë ngritur vetëm tre aktakuza për krimet e luftës në Kosovë në Gjykata e Kosovës, pra raporti që është publikuar sot ka të bëj vetëm me gjykimet për krimet e luftës brenda gjykatave të Kosovës,. “, u shpreh ai.

Tutje ai ka thënë se në bazë të raportit të tyre, ka në dhënë disa rekomandime për sistemin e drejtësisë lidhur me hetimin e krimeve të luftës.

“Gjetje të tjera sa i përket, procese gjyqësorë, ne kemi japur disa rekomandime për institucionet kompetente, njëri ndër ta është që sistemi gjyqësor ende ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve, pra prokurorët, stafi mbështesë, gjyqtarët kanë nevojë për trajnime intensive e bashkëpunime, ndarje përvojave edhe me rajonin dhe Gjykatën e Hagës. Pastaj rekomandim tjetër është të shtohet numri i policëve që merren me krimet e luftës. Po ashtu të shtohet edhe numri i prokurorëve që merren me krimet e luftës.”, deklaroi Alija./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.