Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nënshkruhen marrëveshjet financiare për stadiumet në Hogosht e Malishevë

Gazeta10
30 March 2023 - 19:49

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku të enjten ka nënshkruar dy marrëveshje financiare për rinovimin e stadiumin në Hogosht të Kamenicës si dhe stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Këto dy stadiume do të riparohen në tribuna, por nuk është dhënë një kohë e caktuar se kur do të përfundohet ky projekt.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar vet ministri Çeku nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Me përkushtim po e konsolidojmë infrastrukturën e futbollit në gjithë vendin. Sot nënshkruam dy marrëveshje për mbështetje financiare, me Kamenicën për stadiumin e Hogoshtit dhe me Malishevën për stadiumin e qytetit. Për fëmijët e të rinjtë tanë, për sportin e futbollistët tanë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Malisheva bën gara në Superligën e Kosovës, ndërsa Kika e Hogoshtit në Ligën e Parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.