Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

71 gjoba për një javë kundër Ligjit të Duhanit, institucionet thonë se do të vazhdojë inspektimi

Gazeta10
30 March 2023 - 20:10

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Po vazhdojnë inspektimet në lokalet e vendit rreth zbatimit të ligjit për ndalim të konsumimit të duhanit në ambiente të mbyllura. Ekipi i Kanal 10 ka përcjellë inspektimin e disa lokaleve në Komunën e Prizrenit, ku janë gjetur shkelje të ligjit kundër duhanit. Koordinatori i AUV-it në Prizren ka thënë se Ligji ka filluar të zbatohet në shumicën e lokaleve. E në Ministrinë e Bujqësisë thonë se nuk do të tërhiqen.

Hapësira e mbyllur e tarracës dhe shërbimi i taketukes në tavolinë për këtë kliente, ka bërë që inspektorët të gjobitin një nga lokalet në Prizren për mos zbatim të ligjit kundër duhanit.

Këtë veprim qytetarja thotë se e ka bërë pasi asaj iu lejua nga lokali ku po qëndronte.

Për mos respektim të ligjit, inspektorët i shqiptuan gjobë pronarit të biznesit.

Inspektori, Sherif Sherifi tregon se në bazë të ligjit parashihet të jenë të hapura tri hapësira të ambientit.

E pak para largimit nga lokali, inspektorët paralajmërojnë se edhe gjatë ditës mund të vizitojnë.

Inspektimi ka vazhduar edhe në lokale të tjera, e aty ku nuk ka pasur shkelje të ligjit janë larguar menjëherë për të vizituar lokale të tjera.

Zbatimin e ligjit e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët janë konsumues të duhanit.

E ata të cilët nuk janë konsumues, shpresojnë se institucionet do të vazhdojnë me zbatimin e ligjit.

Koordinatori i AUV-it në Prizren ka thënë se vetëm gjatë kësaj jave janë shqiptuar 71 gjoba.

E lidhur me këtë çështje, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se nuk do të tërhiqet mbrapa.

Ligji për kontrollin e duhanit ishte miratuar në vitin 2013, derisa plotësim ndryshimi i tij është bërë në janar të vitit 2022.

Që nga hyrja në fuqi e tij, kishte pasur kritika për mos zbatim, pasi duheni pihej në ambiente të mbyllura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.