
Fidan Rama ka deklaruar se Gjykata Kushtetueses nuk i intereson nëse vendimi i saj për dy deputetët nga pakicat që kishin marrë pjesë në zgjedhjes e Vjosa Osmanit preisdente, mund të shkaktojë krizë politike në vend për shkak të aktualitetit politik.
Sipas komentatorit politik Kushtetuesja ka mekanizma tjerë të zgjedhjes së këtij rasti nëse një gjë e tillë mund të ndodhë, shkruan Gazeta10.
“Nëse ishim nisë prej një logjike tjetër, krejt vendimet e kaluara prej Behgjet Pacollit, rastit Hoti e tjera vendime që e kanë çu vendin në zgjedhje. Krejt këto vendime kanë mujt me u shty për shkak se ka interesa. Në këto rrethana në 2010 ka qenë problem me rrëzu presidentin, sot nuk e shoh këtë problem me bë të madhe që s’duhet me rrëzu se duhet me implementu marrëveshje të mëdha”, tha tutje ai.
Për shkuarjen në zgjedhje të reja në rast të një vendimi të mundshëm të Kushtetueses, Rama shtoi se opozita parlamentare nuk është e interesuar për një procesë të ri zgjedhor, pasi sipas tij liderët opozitarë aktualisht po ballafaqohen me probleme të brendshme të partive të që drejtojnë./Gazeta10