
Pas futbollit të kombëtareve, këtë fundjavë është rikthyer futbolli me klube edhe në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë ditës së sotme po zhvillohen tri takime interesante, me fokusin kryesor në derbin mes Ballkanit e Gjilani që po luhet në Suharekë.
Ndeshja e cila po zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, Ballkani po avancon 1-0 me golin e shënuar nga Meriton Korenica në minutën e 7-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, e cila po luhet në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 1-0 të mysafirëve, të cilët shënuan përmes Ardian Mujës.
Pa gola është mbyllur pjesa e parë në Podujevë, ku Llapi po luan si nikoqir i Malishevës, të drejtuar nga Bylbyl Sokoli.