Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Organizatori i protestës në New York: Kosova s’guxon të lejojë që Specialja të jetë mbi shtetin

Gazeta10
01 April 2023 - 20:52

Organizatori i protestës në New York, Ukë Lushi së bashku me shumë shqitarë në Amerikë u janë bashkuar protestës “Marshit për Drejtësi” e cila është organizuar gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta10.

“Edhe përkundër motit jo të mirë dhe me shi, protestës ju bashkuan qindra shqiptarë të Amerikës dhe qytetarë amerikan”, tha Lushi.

Sipas tij shteti i Amerikës nuk ka bërë sa duhet për drejtësinë në Kosovë.

“Tubimi jonë ishe një lloj përkujtimi që drejtësia së pari për vëllëzrit Bytyqi nuk është në vend, ne e themi hapur se shteti amerikan nuk ka bërë sa duhet për këtë drejtësi ndërsa hargjon miliona dollarë të taksa paguesve tanë për të vendosur për herë të katërt në bankën e drejtësisë Kosovën”, tha ai.

Ai shton se kanë kërkuar edhe shkeljet që i ka bërë Gjykata Speciale të ndalohen dhe që disa nga themeluesit kryesor të shtetit të Kosovës ta përfundojë gjykimin sa më shpejt që të jetë e mundshme.

E sipas tij Kosova s’duhet të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin e Kosovës.

“Kosova s’guxon më të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin e Kosovës”, tha organizatori i protestës në New York./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.