Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mërgimtarja e cila erdhi nga Gjermania për të marshuar: Çlirimtarët në burg, ‘çetnikët’ në liri

Gazeta10
02 April 2023 - 13:50

Shumë qytetarë po marrin pjesë në marshin për drejtësi i cili pritet të fillojë për pak minuta.

Në këtë marsh, duket se po marrin pjesë edhe qytetarë nga Gjermania.

“Unë jetoj dhe banoj në Gjermani. Kam ardhë këtu enkas për këtë marshim. Kam ardhë sot në mëngjes. Prej rrugës, prej aeroportit kam ardhë këtu. E meritojnë, këta janë çlirimtarët tanë”, tha ajo për Kanal 10.

“Këta e kanë lanë diasporën, kanë ardhë me luftu për vendin e tyre, trojet tona. Kjo është padrejtësi e madhe”, shtoi ajo.

Siç shihet në foto, ajo mban dy pankarta, ku në njërën prej tyre shkruhej në anglisht: Historia jonë nuk mund të rishkruhet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.