Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita triumfon ndaj Drenicës, Dukagjini mposht Ferizajn

Gazeta10
02 Prill 2023 - 17:04

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita doli fituese me rezultat 3-0 ndaj Drenicës, e cila për pjesën më të madhe të kohës ishin me një lojtar më pak.

Golat për gjilanasit i shënuan: Vitija, Baftiu dhe Muharrem Jashari.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Ferizajt përfundoi në të mirë të këtyrë të parëve, të cilët fituan me rezultat 3-1.

Të parët në epërsi në këtë ndeshje dolën mysafirët, me anë të Behar Bardhit, i cili realizoi në minutën e 7-të. I menjërshëm qe reagimi i Dukagjinit, i cili shënoi në minutën e 10-të përmes Hugos.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Dukagjinin, ku klinasit shënuan 2 gola për 16 minuta për epilogun final të takimit 3-1.

Pas kësaj fitore, Drita mbetet lidere në tabelë me 55 pikë të tubuara, një më shumë se Ballkani në pozitën e dytë me 54 sosh.

Ndërsa, Drenica vazhdon të pozicionet e fundit me vetëm 23 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini pas fitores ndaj Ferizajt renditet e 6-ta, gjersa Ferizaj e gjen veten në pozitën e 9-të, pozitë që të dërgon në Ligën e Parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.