Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Marshi për Drejtësi” më i madhi që nga paslufta

Gazeta10
02 April 2023 - 19:49

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Qindra autobusë të dielën, erdhën në Prishtinë të mbushur me plotë qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës. Me pankarta në duar e me flamuj të emblemës së UÇK-së, ata marshuan drejt shesheve të kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë. Në mesin e tyre pati të rinj e të reja të cilët ishin veshur me uniformën e më të dashurve të tyre që janë dëshmorë.

Që nga mëngjesi i së dielës, këta shirita u vendosen në një nga parkingjet e Prishtinës, për të rezervuar vendin për qindra autobusë që do të vijnë nga tërë vendi.

E këta dy të rinj po bëjnë gati pankartat dhe flamujt për qytetarët të cilët do të vijnë nga qytetet tjera për t’iu bashkuar “Marshit për Drejtësi”, në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, që gjenden në Hagë.

Në ora 12:00 filluan të mbërrinin në Prishtinë autobusët e parë të mbushur me qytetarë, shumica e të cilëve ishin veshur me uniformen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E ky i ri, në këtë Marsh kishte zgjedhur të merrte pjesë me uniformen që e ka trashëguar nga xhaxhai i tij, dëshmorë.

Për t’iu bashkuar Marshit për Drejtësi, shumë qytetarë kishin marrë rrugën nga mërgimi, duke iu përgjigjur thirrjes së platformës “Liria ka Emër”.

Në këtë marsh nuk kishte dallim moshe, pasi pjesëmarrës ishin Burra, gra, të rinj e të reja, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së.

Tashmë, koha e Marshit për Drejtësi po ofrohej, edhe dhjetëra autobusë nga Drenica, Prizreni, Mitrovica, Ferizaji, e tërë Kosova, po mbërrinin në kryeqytet.

E ata që luftuan së bashku me ta, e dinë më së mirë rëndësinë e kësaj ditë.

E pas mbërritjes së gjithë autobusëve, qytetarët u nisen drejt sheshit Zahir Pajaziti, për të marshuar drejt sheshit “Skenderbeu” aty ku ishte ndalesa e fundit.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.