
Në emisionin “Kampionët” këtë të diel të ftuar janë: Avni Haxhiu, Valon Zymberi, Lulzim Abazi, Faruk Statovci, Artan Osmani.
Gjatë diskutimit për moslicencimin e FFK-së, kryetari I Ferizajt, Lulzim Abazi ka thënë se në këtë situatë klubet duhen të jenë të unifikuara.
“Të gjithë klubet e Kosovës në futboll janë të prekura nga ky problem, mendoj se në këso situata duhet të mirën dhe të keqen ta ndajmë së bashku”, tha Abazi.
Tutje, ai theksoi se tre anëtarë janë përzgjedhur për t’I përfaqësuar klubet e Kosovës në takimet me MKRS-në dhe Komisionin për Licencim.
“Tre anëtarët e përzgjedhur na kanë thënë se në takimin me MKRS-në u është sqaruar se problemi për moslicencim nuk është te Federata e Futbollit të Kosovës, port e klubet, të cilat disa kanë dështuar t’I plotësojnë dokumentacionet e kërkuara”, përfundoi Abazi.