Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Babai i këtij futbollisti të njohur në marshin e Hagës

Gazeta10
03 April 2023 - 11:30

Babai i futbollistit të njohur shqiptar, Granit Xhakës është duke marrë pjesë në marshin që po mbahet në Hagë, raporton Gazeta10.

Ragip Xhaka është parë në turmën e qytetarëve që janë mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se është këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin.

“Sot këtu jemi për tu solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin, këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës”, është deklaruar Xhaka.

Xhaka është një futbollist shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës dhe shpesh herë në ndeshjet futbollistike kundër Serbisë ka bërë kombin shqiptar krenar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.