
Ka përfunduar protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku sipas tyre, ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.
Mërgimtarët në Hagë në deklarata të dhëna për gazetarin Kushtrim Sadiku, kanë thënë se besojnë që ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe se do të dalin fitimtarë./Gazeta10