
Ish-mësuesi i Rexhep Selimi, Fadil Shabani ka folur për Kanal10 në një lidhje direkte ku edhe është shprehur se Specialja po mundohet të barazojë viktimën me terrorin , raporton Gazeta10.
Ai tregoi për Selimin se e ka pasur nxënës të dalluar në vitet e 80-ta dhe se vizatimet e tij kishin ngjyrë dhe karakter patriotike .
“Që nga vitet e 80-ta unë e kam pasur nxënës Rexhepin ai kishte aftësi të shkëlqyeshme në çdo lëndë si dhe me karakter të fort dhe i dallueshëm nga të tjerët. Në vizatimet e tij me kujtohet se vizatimet e tij kishin ngjyrë dhe karakter patriotik.”, ka thënë Shabani./Gazeta10