Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çollaku: Mbi 6 mijë njerëz u bashkëngjitën në marshin në Hagë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Gazeta10
03 April 2023 - 15:39

Njëri ndër organizatorët e marshit të mbajtur sot në Hagë, Esat Çollaku ka dhënë detaje në një lidhje direkt me gazetarin Kushtrim Sadiku në Kanal10, lidhur me numrin e personave që dolën sot për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së.

Çollaku ka zbuluar se në këtë marsh kanë qenë mbi 6 mijë persona, pavarësisht se është ditë e hënë dhe është ditë pune në Evropë, shkruan Gazeta10.

“Vet fakti që sot mbi 6 mijë persona nga mbarë Evropa e Kosova kanë marrë pjesë në marsh në Hagë, duke pasur parasysh  që sot është ditë punë. Megjithatë shumë të tjerë erdhën e u bashkëngjiten dhe treguam që akoma e kemi në shpirtin tonë lirinë tonë. Jo rastësisht është marrë kjo pankartë, se mbarë populli në Holandë na kanë pyetur se çka do të thotë kjo. Jemi munduar që t’i tregojmë mbarë botës së çka po ndodh me Kosovën.”, ka thënë Çollaku.

Sot në Hagë shqiptarët nga mbarë vendet shkuan në marshin e organizuar atje në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesisht ish-krerëve të UÇK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.