Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Falë tyre jemi të lirë”, Interesim në Burojë e Skenderaj për gjyqin në Hagë

Gazeta10
03 April 2023 - 20:10

Pas një pritje për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj.

E, në një storie të realizuar nga Radio Evropa e Lirë, qytetarët e Skenderajt dhe ata nga Buroja, zona ku lindi Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, kanë përcjellë fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-ja nëpër dyqane dhe lokale të ndryshme. Ata besojnë se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë është i padrejtë.

“Shpresojmë shumë që ai (Hashim Thaçi) do të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Po i bëhet e padrejtë, edhe atij, edhe popullit të Kosovës.” – tha Besim Avdyli nga fshati Burojë.

“Pa kurfarë drejtësie po i gjykojnë udhëheqësit e UÇK-së. I dëgjova edhe intervistat aty, po krejtë është padrejtësi.” – thotë Sahit Kastrati nga Buroja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.