Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thaçi: Kosovës iu hoq reja e zezë për trafikim organesh

Gazeta10
04 April 2023 - 19:41

Raporti: Kanal10


Në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë. Ish-kreu politik i UÇK-së, ka deklaruar se është i pafajshëm dhe beson që ky proces gjyqësor do të jetë transparent dhe i shpejtë. Ai ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat në luftën e Kosovës. Thaçi ka thënë se ky gjykim ka dëshmuar se as ai, as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk kanë kryer trafikim organesh.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij.

Në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë, Thaçi ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Ish-drejtori politik i UÇK-së ka thënë se beson që ky proces gjyqësor do të jetë transparent dhe i shpejtë.

Ndërsa, ka shprehur keqardhje që nuk do të kenë mundësi të dëgjohen në këtë gjykatë dëshmitë e shumë liderëve vendorë e ndërkombëtarë të asaj periudhe, derisa ka shtuar se ka shumë të tjerë që janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë e tij.

Ai ka thënë se është i lumtur që ky gjykim ka dëshmuar se nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë e as trafikim organesh, siç pretendohej në raportin e vitit 2011 të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, drejtësia për viktimat nuk mund të arrihet përmes ndjekjes së personave të pafajshëm.

Ish-kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që sot Kosova dhe populli i saj janë të pavarur dhe të lirë.

Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte.

Fjalimi i Thaçit në gjykatoren e Hagës ka ardhur pas përfundimit të fjalëve hyrëse të mbrojtjes së tij, një ditë pasi një gjë të tillë e kishin bërë prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.