Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitit, i dënuar tre herë më burgim të përjetshëm

Gazeta10
06 April 2023 - 13:23

Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar avokati i tij, Ahmet Tahiri.

“Po është liruar Naseri pas 7 viteve paraburgim. Së shpejt do ta kemi vendimin në formë të shkruar do të japim detaje tjera. Naseri është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.”, tha avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.

Ndërkohë që kujtojmë se Donjeta Pajazitaj në vitin 2015 ishte privuar nga jeta në bjeshkët e Strellcit në mënyrë mizore të cilën vrasje pretendohet se e ka kryer Naser Pajazitaj, kushëri i saj.

Naser Pajazitaj ishte dënuar tre herë nga drejtësia e Kosovës me burgim të përjetshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.